JOQ Albania
Home

Klopp bën modestin: Nuk doja Porton në short
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 15/03/2019 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Anglezët e Liverpoolit do të përballen në çerekfinalet e Champions League me portugezët e Portos.

Pas shortit, trajneri gjerman i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka deklaruar se nuk do të donte të ndeshej me luzitanët.

Ai u shpreh:

E njohim Porton pasi u ndeshëm sezonin e kaluar dhe e dimë sa të fortë janë. Nuk më duket se është shorti më i favorshëm që mund të kishim. Kemi shumë respekt për ta dhe do të përgatitemi në maksimum”.

Kujtojmë që përveç Championsit, Liverpooli është fushqishëm në garë për të fituar edhe titullin kampion në premier League ku po rivalizon ashpër me Manchester Cityn.