JOQ Albania
Home

Pushtuan mediat ndërkombëtare, ky është ekipi i çiklizmit me yjet e filmave porno
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 15:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një klub çiklizmi në Britaninë e Madhe ka pushtuar faqet e mediave sportive në të gjithë botën.

“Porn Pedallers Cycling Club” ka 2 vite që është krijuar, por Federata e Çiklizmit në Britaninë e Madhe, nuk i ka dhënë të drejtën e njohjes nga Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit.

Kjo për shkak se ka përfshirë në ekip, disa yje të filmave porno.

Sipas federatës, kjo gjë është në kundërshtim me rregullat e këtij sporti.

Megjithatë drejtuesit e klubit kanë bërë disa hapa të tjerë përpara se të njihen si klub.

Ata kanë kryer një takim me fituesin e "Tour De France", Geraint Thomas.

Gjithashtu kanë filluar të mbledhin të ardhura për bamirësi në lidhje me shërbime për virusin HIV.