JOQ Albania
Home

U etiketua si agjent, flet protestuesi: Akuza është e tmerrshme, isha në protestë si gazetar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 15/03/2019 0:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë protestës së fundit të opozitës u përfol se mes turmës kishte edhe agjentë të SHIK-ut të maskuar.

Si i tillë u cilësua edhe Xhevahir Asllani.

Ky i fundit nga studio e “Të Paekspozuarit”, ka mohuar akuzat dhe u shpreh se ka qenë në protestë si gazetar.

Më tej ai ka sqaruar se dokumenti që i ka treguar policit është një mjet identifikimi.

Ndër të tjera ai tregoi, se ka udhëhequr edhe protestat e komunitetit shqiptar në Angli.

Debati

Xhevahir Asllani: Ne malësorët kemi sedër të theksuar. Sic kam qenë kundër një sistemi totalitar më parë.

Ylli Rakipi: Xhevahir, ti ke nxjerr një dokument aty, policit.

Xhevahir Asllani: Është një ID për të dhënat personale. Rregulli është që policia merr masat për sigurinë e aktivitetit. Në këto rrethana ishte vendosur kordoni i policisë në KQZ. Unë vazhdova, ishte edhe nje amerikan aty. Foli amerikançe. Polici më tha nuk lejohet këtu. I thash jam në shërbim për transmetimin e situatës, si gazetar.

Ylli Rakipi: Me SHIK-un nuk je ti?

Xhevahir Asllani: Jo. Nuk është turp të punosh. Por, jo e them edhe për shikuesit. Ndërkohë që unë po vazhdoj punën time.

Enton Abilekaj: Kam edhe unë një ndjesë për t’i kërkuar zotërisë.

Xhevahir Asllani: Një profesionist duhet të vërtetoj lajmin në tre burime.

Ylli Rakipi: Uniforma jotë dukej si ushtarak, prandaj janë ngatërruar gazetarët.

Enton Abilekaj: Ju paraqiteni si gazetar dhe je me strish “Rama ik”, sikur nuk shkon.

Xhevahir Asllani: Akuza si person i sigurimit, është e tmerrshme.

Ylli Rakipi: Në demonstratën pas dy ditësh do jesh?

Xhevahir Asllani: Kam marrë pjesë në protesta në Angli. Kam udhëhequr komunitetin shqiptar atje.