JOQ Albania
Home

Denoncoi ankandin për tokat me qira, gazetarja Fiori Dardha kërcënohet me jetë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 14/03/2019 23:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gazetarja e njohur Fiori Dardha është kërcënuar me jetë.

Kërcënimi është bërë nëpërmjet një mesazhi të dërguar nga një person i njohur si ish-kryetar i komunës së Perondisë në Berat.

Emisioni “Boom” i cili moderohet nga Dardha, për dy vite me radhë ka trajtuar çështjen e një ankandi të zhvilluar në 2012-ën, për dhënien me qira për 99 vjet të disa tokave.

Sipas dëshmive të banorëve ky ankand ka futur në konflikt tërë fshatin.

Mësohet se Rexhep Hajdari, ish-kryetari i komunës së Perondisë, ka qenë në krye të bordit të dhënies së tokave me qira.