JOQ Albania
Home

Personi më me fat në botë, si celulari i shpëtoi jetën
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 14/03/2019 17:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky person mund të quhet me të vërtetë me fat, pasi celulari i tij i ka shpëtuar jetën.

Ngjarja ka ndodhur në Australi, ku një burrë u godit me shigjetë, por shigjeta preku celularin, duke mos depërtuar në trupin e tij.

Policia thotë se 43-vjeçari u konfliktua me një tjetër person, ai nxori celularin për të filmuar konfliktin me të dhe autori tenton ta qëllojë me shigjetë.

Kjo e fundit arriti në celularin e 43-vjeçarit dhe ai mundi vetëm të pësonte një gërvishtje të vogël.

Personat njiheshin më parë me njëri-tjetrin dhe dyshohet të jenë konfliktuar për shkaqe pronësie.