JOQ Albania
Home

Bënin kërdinë me fajde në Shkodër, zbardhen emrat e 12 personave të arrestuar
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 14/03/2019 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja  zbarkuan në qytetin e Shkodrës dhe vunë në pranga persona, pasi dyshonin se ata ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 12 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Në pranga kanë përfunduar Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Të arrestuarit u jepnin hua qytetarëve me interes nga 3 deri në 20% në javë dhe më pas u merrnin pronat. Në hetim janë 22 persona, që akuzohen për  “Ushtrim pa liçencë i veprimtarise bankare”, me pasoja të rënda, në bashkëpunim, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim të krimit”, të parashikuar nga nenet 170/c/2, 25, 287, 248 dhe 300/1 te Kodit Penal.

Të arrestuarit janë:

Byrhan Alija, 61 vjeç nga Shkodra
Edi Memçaj, 33 vjeç nga Shkodra
Adri Bala 22 vjeç, nga Shkodra;
Artan Dragani 39 vjeç nga Shkodra
Marjan Bregu 31 vjeç nga Shkodra
Vinko Nikprelaj 37 vjeç lindur në Podgoricë dhe banues në Shkodër;
Eduard Fusha, 38 vjeç nga Shkodra
Elidon Qerimaj, 41 vjeç, nga Shkodra
Pashko Vuksanlekaj, 54 vjeç nga Shkodra;
Lul Sylja, 48 vjeç nga Shkodra;
Ilir Sokoli
Naim Ahmetaj, 52 vjeç lindur në Pukë dhe banues në Tiranë