JOQ Albania
Home

Pasi i komentoi vajzës së kriminelit serb, kritikohet grimerja e famshme kosovare
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 14/03/2019 15:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vajza e Zeljko Raznatovic, i njohur më së miri si Arkani, kriminel i luftërave në ish-Jugosllavi, ka publikuar një fotografi, në të cilën paralajmëron projektet e reja.

Anastasija Raznatovic, e bija e Arkanit dhe Cecës, mori një koment i cili është duke u përfolur shumë nëpër rrjete sociale. Ai koment ishte pikërisht nga Sellma Kasumoviq, e njohur si grimerja më e famshme kosovare.

Komenti i Sellmës ishte “Lepotica” apo thënë shqip “Bukuri”.

E këtë koment nuk ka hezituar që të ia kthejë, vajza e Cecës dhe Arkanit, Sellmës. Ajo e ka falënderuar Sellmën, duke i thënë “Hvala draga” apo thënë shqip “Faleminderit e dashur”.

E kjo “miqësi” e Sellmas me vajzën e Arkanit po nxit reagime nga komentues nëpër rrjete sociale.