JOQ Albania
Home

Frikë nga “hakmarrja”, Policia ruan shtëpinë e gjakovarit që vrau komshiun për tokë
Shkruar nga: A Gashi | Publikuar më: 14/03/2019 13:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe sot, shtëpia e Alfred Gjugjajt, i dyshuar për vrasjen në fshatin Marmull të Gjakovës, po ruhet nga ana e policisë.

Kjo masë është vendosur që nga mbrëmja e së martës, kur i dyshuari Alfred Gjugja me një kallashnikovë dyshohet se ka vrarë 46 vjeçarin T. B. dhe ka plagosur një tjetër person me inicialet A.N.

Mediat kanë raportuar edhe gjatë ditës së djeshme se familja e të dyshuarit për vrasjen e se martës në Gjakovë po ruhet prej policisë.

Ndryshe, ngjarja që tronditi Gjakovën ka ndodhur para dy ditësh ku, përveç të vrarit, edhe një i afërm i tij u plagos.