JOQ Albania
Home

Midis të arrestuarve noterë dhe punonjës të Gjykatës, ky është polici që bënte kërdinë me fajde në Shkodër
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/03/2019 13:38

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mëngjesin e sotëm forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja  zbarkuan në qytetin e Shkodrës dhe vunë në pranga persona, pasi dyshonin se ata ushtronin veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Sipas Prokurorisë, në këtë skemë janë përfshirë 22 persona, ndërsa 11 prej tyre janë arrestuar duke përfshirë ish-kancelarë në Gjykatën e Shkodrës, noterë dhe policë.

Në pranga kanë përfunduar Artan Dragani, ish-kancelar në Gjykatën e Shkodrës dhe është pezulluar nga detyra noterja Valbona Hajdari dhe polici Ergys Lohja.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania foton e policit Ergys Lohja.

Qytetari foton e bashkangjit me tekstin:

Përshëndetje JOQ. Ky është polici vip nga Shkodra ku lëshonte qindra-mijra euro lek me fajde."

Sipas policisë dhënia e parave hua bëhej për interesa të larta që varionin nga 3%-20% në javë nga ana e personave të implikuar.

Nëse këto para nuk ktheheshin, personave që kishin marrë hua i’u sekuestroheshin makinat dhe pronat.

Gjithashtu mësohet se nga ky operacion u sekuestruan, toka, dyqane dhe 500 mijë euro.