JOQ Albania
Home

Çfarë po ndodh në Shkodër?/ Qytetari: Qëllohet me armë një person, zbarkon FNSH dhe “Shqiponja”
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/03/2019 12:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një atentat është regjistruar ditën e djeshme në Shkodër, në zonën e Vaut të Dejës, sipas një qytetari, por fatmirësisht nuk ka pasur viktima.

Një qytetar, i cili ka shkruar në redaksinë e JOQ Albania bën me dije se atentati me armë zjarri i është bërë shtetasit me iniciale A.S, por fatmirësisht nuk e kanë kapur plumbat dhe nuk ka marrë asnjë plagë.

Qytetari ngre alarmin se siguria e qytetarëve në Shkodër është zero, ndërsa sipas tij policia është duke e fshehur këtë ngjarje, sepse forcat e FNSH-së dhe "Shqiponja" kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por asnjë njoftim nuk është bërë publik.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ. Ditën e djeshme u bë një atentat ndaj një personi në zonën e Shkodrës ku është qëlluar me armë zjarri, por që personi ka shpëtuar. Është hera e dytë që i bëhet atentat ndaj tij dhe vëllait të tij dhe policia fsheh ngjarjen dhe asnjë media nuk e publikon. Siguria qytetare zero."

Sipas qytetarit që ka denoncuar ngjarjen, edhe vëllait të shënjestrës së djeshme, i është bërë atentat para 3 muajsh. Vëllai i A.S, shtetasi me iniciale A.S, si pasojë e atentatit ka mbetur i plagosur.

Nuk dihet se kush janë motivet e atentatit, pasi policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen, por qytetari bën me dije se të dy vëllezërit kishin një biznes elektroauti dhe punonin aty.

Qytetari shkruan:

A.S dhe A.S kanë një biznes elektroauto. Para 3 muajsh ka ngelur i plagosur vëllai, A.S. Ngjarja nuk ka pasur nevojë për denoncim në polici sepse kanë ardhur të gjitha Forcat Shqiponja dhe FNSH, por asgjë nuk është bërë publike."

/ JOQ Albania

Foto Ilustruese