JOQ Albania
Home

Televizioni gjerman filmon tokat me kanabis në Shqipëri: Bandat e krimit dhe të drogës kanë lidhje tepër të ngushta me politikën
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 12:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Televizioni gjerman ‘’ZDF’’ i ka kushtuar një reportazh vendit tonë, në të cilin thuhet se mafia në vendin tonë është tepër aktive dhe se aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë Europën.

Po ashtu në këtë reportazh thuhet se për të zhvilluar trafikun e lëndëve narkotike, trafikantët shqiptarë shpesh herë janë ndihmuar edhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës.

Po ashtu në këtë reportazh tregohet se si në vendin tonë që është vendi më i varfër në Europë, gjenden makina shumë të shtrenjta.

‘’ZDF’’ e cilëson Shqipërinë si Kolumbinë e Europës, dhe thekson:

Bandat e krimit dhe të drogës kanë lidhje tepër të ngushta me politikën."

Vend të veçantë në këtë reportazh është kushtuar edhe akuzave ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Po ashtu televizioni  gjerman sjell edhe rastin e ish-oficerit të antidrogës Dritan Zagani, i cili ndodhet jashtë vendit.

Gjatë reportazhit ai thotë:

Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim.’’

Gazetarët gjerman që kanë realizuar këtë reportazh kanë shkuar edhe në zona të mbjella me kanabis.