JOQ Albania
Home

‘’I ishte helmuar komplet organizmi’’, nëna e vogëlushit që humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit do t’ju thyejë zemrën me rrëfimin e saj
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 11:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nesër bëhen plot 11 vite nga tragjedia e Gërdecit, ku për shkak të një shpërthimi në një fabrikë për demontimin e armëve, humbën jetën 26 persona.

Midis tyre ishte edhe një vogëlush me emrin Erison. Ai doli për të luajtur me biçikletë, por nuk u kthye më në shtëpi, pasi humbi jetën për shkak të plagëve të rënda dhe djegieve.

Nëna e tij Zamira Duraj tregon mes dhimbjes se Erin e nisën për kurim në Itali, por ai nuk ia doli të mbijetonte.

Në një intervistë për emisionin “Top Story” ajo ka thënë:

Fjala e parë që më tha ishte “Më fal që ika pa leje’”… Kjo ka qenë fjala e parë e Erit. Do shërohej e kisha shpresën, por djegia që ajo…e pati në pjesën e qafës e nuk furnizohej më komplet. Edhe rruazat e kuqe e të bardha kur ka bërë analizat në Itali nuk ishin… I ishte helmuar komplet organizmi, komplet, ndaj u shuan rruazat e kuqe e të bardha. E ndjeva që në shpirt diçka u këput.’’

Kanë kaluar 11 vite dhe për Erison Durdajn dhe 25 personat e tjerë që humbën jetën në Gërdec ende nuk ka asnjë ‘’fajtor’’.