JOQ Albania
Home

Tërhoqi fort fëmijën sa nuk i theu krahët, kush është shefi i komisariatit që pritet të largohet?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/03/2019 11:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas shkarkimit të drejtorit të Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj me pretendimin se policia nuk përfaqësonte uniformën e Policisë së Shtetit me aktet që bënë me dy familjet tek "Petro Nini", me sa duket një tjetër zyrtari i ka ardhur radha e largimit.

Bëhet fjalë për Roven Zekën, me detyrë shef komisariati numër 2 në kryeqytet.

Ditën që përmbarimi kishte shkuar të ndërhynte në shtëpinë e dy familjeve tek rruga "Sami Frashëri", dhjetra forca policie nuk kanë lejuar futjen e personave në shtëpi , madje kanë ushtruar edhe dhunë në disa raste.

Fotografia e Zekës, teksa kapte me forcë një djalë të mitur dhe e largon nga makina e policisë ku po i shoqëronin të atin, u kthye në virale në media dhe rrjetet sociale.

Ai ka marrë më forcë fëmijën dhe e ka larguar nga makina, por sipas raportimeve në media, ka ushtruar dhunë dhe presion psikologjik dhe ndaj familjarëve të tjerë që kundërshtonin veprimet përmbarimore për lirimin e ndërtesës. Në protestë rrinte indiferent para gazetarëve, shpesh e shihje me telefon në dorë, por kjo lëvizje përballë këtij fëmije, shpresojmë t’i kushtojë shtrenjtë.

Roven Zeka, 38 vjeç lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë, para pak ditësh fitoi konkursin e kontestuar për komisar në akademinë e Policisë.

Lidhur me ngjarjen dy familjet pretendojnë se prona është e tyre, duke hedhur poshtë deklarimet e ish-pronarëve Aleksandër dhe Ilir Gavoçi.

Risjellim në vëmendje se ditën e djeshme JOQ Albania publikoi dokumentet ku një tjetër njoftim i kishte shkuar dy familjeve, ku u thuhej se përmbarimi do të shkonte sërish për të ndërhyrë në datën 25 mars.

Përveçse pretendohej se do t’u prishej shtëpia, familjet duhet shpenzimet për prishjen e shtëpisë t’i hiqnin vetë. Por në një komunikim që JOQ Albania pati me familjarët ata kanë deklaruar se nëse përmbarimi do të shkojë në 25 mars ata do të përballen me një forcë më të madhe fizike, pasi në mbështetje të tyre do të jenë edhe banorët e Astirit.