JOQ Albania
Home

Juves i shtohet uria, gati goditja më e shtrenjtë në historinë e futbollit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/03/2019 11:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League, madje me përmbysje spektakolare ndaj Atletico Madridit ka bërë te Juventusi të shtohet urria.

Tashmë italianët duan t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni dhe pse jo të marrin trofeun e madhe që mungon prej më shumë se 24 vitesh.

Nga ana tjetër, drejtuesit po mendojnë goditjen më të fuqishme në historinë e futbollit.

Drejtori i bardhezinjve, Fabbio Paratici, ka lëshuar së fundmi një fjali që sipas "Tuttosport" është domethënëse.

Ai u shpreh:

Do të bëj çmos që të marr Mbappe!"

Edhe pse është blerë për gati 180 milionë euro nga PSG-ja, Juventusi mund të bëjë një ofertë rekord në historinë e futbollit dhe të bindë drejtuesit e klubit francez.

Në marrëveshje mund të përfshihet edhe Dybala dhe kjo do i lehtësonte akoma më shumë punën juventinëve.