JOQ Albania
Home

Penallti absurde, Suarez mashtron edhe VAR-in
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/03/2019 10:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona shkatërroi mbrëmjen e djeshme 5-1 Lionin duke u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League.

Ndërkaq, vazhdojnë polemikat për sa i përket gjykimit.

Barcelona kaloi në avantazh fillimisht ndaj Lionit falë një 11-metërshi të fituar nga Suarez.

Megjithatë, pamjet filmike tregojnë të kundërtën.

Është sulmuesi uruguaian ai që ka kërkuar kontaktin me këmbën e mbrojtësit të Lionit, Denajer, duke e shkelur këtë të fundit.

I çuditshëm është fakti se si VAR-i nuk ka korrigjuar vendimin e arbitrit.