JOQ Albania
Home

Bënin kërdinë me fajde në Shkodër, arrestohen 14 persona
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 9:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

14 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se forcat RENEA, FNSH dhe Shqiponja kanë zbarkuar në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm dhe u kanë vënë prangat këtyre personave, pasi dyshohet se ata ushtronin veprimtarinë e paligjshme te dhënies apo marrjes se fajdeve tek qytetaret.

Pritet që numri i të arrestuarave të shtohet. Po ashtu mësohet se forcat e policisë ishin shpërndarë në pika të ndryshme të qytetit për të bërë arrestimet.

Foto ilustuese

Kujtojmë këtu se fajdet janë kthyer ne një shqetësim madhor në qytetin e Shkodër. Ende nuk bëhen të ditura identitetet e personave të arrestuar.

Përgjimet për kryerjen e këtij operacioni kanë nisur që para dy muajsh, por mendohet se operacione të ngjashme do të zhvillohen edhe në qytete të tjera.