JOQ Albania
Home

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë/ Makina përplas dhe lë të vdekur në vend një person
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 14/03/2019 8:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë fshatit Arrameras, në Fushë-Krujë.  Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një kalimtar.

Sipas informacioneve nga policia personi që ka humbur jetën ishte një endacak rreth moshës 50-vjeçare. Po ashtu e ditur bëhet se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës pesë të mëngjesit të sotshëm.

Foto ilustuese

Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që edhe shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti mbeten ende të paqarta.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar drejt komisariatit, ndërsa pritet që të bëhen verifikimet e nevojshme për zbulimin e identitetit të viktimës.