JOQ Albania
Home

Ishte mësuar me tallje, adoleshenti shpërthen në lot kur shokët e klasës i bëjnë surprizën e papritur
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/03/2019 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një adoleshent , i cili po kalonte një kohë të vështirë së fundmi, ka marrë një surprizë nga shokët e tij të klasës.

15-vjeçari, Azrael Robinson ishte përballur me tallje pothuajse në të gjitha shkollat që kishte qenë dhe u ndje vërtet i lumtur që shokët në gjimnazin e tij të ri e vlerësuan.

Adoleshenti njihet si një fëmijë kokulur dhe gjithmonë i gatshëm për t’i ndihmuar shokët e tij të klasës, kështu që kur ata e panë se ai nuk ishte mirë, vendosën që të bënin diçka për të.

Mësuesja e biologjisë Sonji Newman, tregoi sesi dy nga nxënësit e saj i kishin kërkuar që t’i bënin një surprizë të vogël shokut të tyre.

Ata i kishin blerë një palë këpucë të një marke të njohur si dhe i dhuruan disa rroba.

I habitur nga gjesti, Azrael nisi të qante me mirënjohje. JOQ Albania

Today, my little sister sent me a video of what they did for one of their classmates, that’s having a hard time. They all got together and bought him some shoes, and also donated clothes to this kid. This video is so emotional & filled with love. You just never know what kids go through, but it’s kids like them, that gives us hope. ❤️#LaVergneHighSchool #SoSmallButMeantSoMuch#ProudLHSAlumna

Publiée par Stephanie V. Myers sur Lundi 4 mars 2019