JOQ Albania
Home

Skenë që të rrëqeth mishin/ Vëllai mban vëllanë mos hidhet nga tarraca, nëna turret ta shpëtojë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11/03/2019 19:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skenë me të vërtetë e tmerrshme është regjistruar ditën e sotme në Tiranë pranë shkollës Petro Nini Luarasi kur përmbarimi dhe IKMT u paraqitën për të prishur banesën e familjeve Dervishi dhe Llapaj në rrugën “Sami Frashëri”.

Gjatë kohës kur familjarët e tyre po përlesheshin me policinë, njëri nga fëmijët u ngjit në tarracë duke tentuar të vetëhidhej në tokë. Mishi të rrëqethet në momentin kur pamjet tregojnë se si një tjetër fëmijë që mendohet të jetë vëllai, e mban me zor nga pas me duar duke u përpjekur që ai të mos hidhet.

Skena është aq e rëndë sa të duket sikur je në një tragjedi antike dhe jo në Tiranën e vitit 2019! Dallohet se si djali që tenton të vetëhidhet, fshin herë pas here lotët.

Në këtë moment duket se si një nga gratë e familjes, me shumë mundësi nëna, ngjitet me shpejtësi në tarracë për të shpëtuar djalin. Për fat të mirë, djali shpëton por një skenë e tillë është për të vënë durt në kokë.

Në vijim video, ku ju këshillojmë të most a shikoni nëse jeni me zemër./JOQ.al