JOQ Albania
Home

Mund t’ju “lexojnë” edhe mendjen, këto janë shenjat e zodiakut me super intuitë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/03/2019 0:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e dimë që askush nuk mund ta dijë se çfarë “bluajnë” njerëzit në mendjen e tyre.

Por, gjithsesi janë disa njerëz që janë të pajisur një shqisë të gjashtë që u mundëson t’i paraprinë gjerave përpara se të ndodhin.

Kështu, këto janë shenjat e zodiakut që janë të pajisur me një super intuitë.

Gaforrja

Gaforret, karakterizohen nga një zë i brendshëm. Jo vetëm që kuptojnë emocionet e njerëzve pranë tyre, por arrijnë të kuptojnë edhe se çfarë ndjejnë persona të huaj rreth situatave të ndryshme.

Peshqit

Njerëzit me intuitë janë më kreativë dhe Peshqit janë një prej shenjave më krijuese të zodiakut. Ata thjesht ndjekin intuitën pa e ditur pse dhe përfundojnë duke krijuar diçka fantastike.

Akrepi

Edhe Akrepët kanë një intuitë të fortë, sidomos kur vjen puna tek personat e tjerë. Ata mund të nuhasin edhe gënjeshtrat.