JOQ Albania
Home

Pamje të rënda/ Makina bëhet “përshesh” në mes të Tiranës
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 10/03/2019 7:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një qytetar ka nisur disa pamje nga vendi ku ka ndodhur aksidenti në redaksinë e JOQ Albania.

Siç shikohet edhe në foto aksidenti i rëndë ka ndodhur në zonën pranë kryqëzimit të “21 dhjetorit”. Qytetari që ka nisur pamjet e rënda ka shkruar se makina është dëmtuar keq dhe se nuk dihet se si është gjendja e të plagosurave dhe nëse do të shpëtojnë.

Më tej ai shkruan për JOQ Albania:

Mirmengjes! ne kryqezimin e 21. Te fillosh keshtu mengjesin me keto pamje eshte e tmerrshme. Udhetoni me kujdes o njerez. Jeta eshte me e bukur se keto pamje. Policin e pyeta a shpetuan njerzit? Tha qe besoj se do shpetojne. Te shpresojm!”

Në foto dallohet qartë se si makina është goditur keq në pjesën para të saj, aq sa mund të thuhet se është bërë përshesh. Po ashtu shikohet se në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policie.