JOQ Albania
Home

Fitoi 273 milionë dollarë në lotari, ish-gruas nuk i bëjnë përshtypje: Kam një moral
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/03/2019 23:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Thonë që paraja mund të zgjidhë gjithçka, por si duket kjo nuk ka funksionuar për një burrë të braktisur nga gruaja.

Mike Weirsky-it i ra lotaria dhe fitoi plot 273 milionë dollarë, por kjo nuk mjaftoi që ish bashkëshortja që e la të kthehej.

Mike Weirsky dhe Eileen Murray i dhanë fund martesës së tyre 15-vjeçare në tetor të vitit të shkuar.

Eileen e braktisi të shoqin pasi vite me radhë ai nuk punoi dhe të gjitha shpenzimet i binin asaj në kurriz.

Tashmë që ish-bashkëshorti i saj u bë milioner, ajo ka dhënë edhe reagimin e parë.

Duke folur për Neë York Post, Eileen u shpreh:

Nuk shkoj pas asgjëje. Kam një moral. E di shumë mirë se për çfarë kam punuar dhe se çfarë kam.

Murray nuk i shpjegoi gazetarëve se pse i dha fund martesës, por e bëri të qartë se nuk do ta ndërrojë vendimin e saj vetëm sepse tani ai është milioner.