JOQ Albania
Home

Nëna beqare sjell në jetë fëmijën e dhjetë: Nuk kam përdorur kurrë prezervativ
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 09/03/2019 21:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonya O’Loughlin, e cila jeton vetëm me të ardhurat që merr nga përkrahja sociale, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dhjetë.

Historia e saj u prezantua në Channel 5 me titullin, “Unë dhe 10 fëmijët e mi”.

Gjatë dokumentarit, nëna e 10 fëmijëve deklaroi gjithashtu se nuk ka përdorur kurrë masa mbrojtëse dhe kjo shkaktoi një lumë komentesh kryesisht kritike.

Familja që jeton në një banesë sociale në Southampton, sapo kanë mirëpritur anëtarin e tyre të dhjetë.

Duke qenë nënë beqare, Sonyas i duhet të kujdeset për Nicola, 19, Leah, 17, Shannon, 16, Keon, 14, Erin, 13, Kye, 10, 7-vjeçaren, Cana, 5-vjeçarin, Lewis, njëvjeçaren Lexi si dhe “prurjen” e fundit, një djalë të vogël të porsalindur.

Gjatë intervistës, ajo tha ndër të tjera:

Disa njerëz thonë që janë alergjikë ndaj prezervativëve. Nuk di ç’të them rreth kësaj çështjeje sepse nuk i kam përdorur kurrë.”

Gjëndja në familjen e saj nuk është aspak e mirë pasi fëmijëve u duhet të presin në radhë për të ngrënë sepse kanë vetëm tre tasa. JOQ Albania