JOQ Albania
Home

Eskortë në shërbim të Oni Hysenbelliut, habitet qytetari: Policia e Shtetit në shërbim të lekut!
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/03/2019 11:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Oni Hysenbelliu, një prej sipërmarrësve të rinj në vend, personazh i përmendur për jetesën e tij luksoze, ka postuar një video në profilin e tij në Instagram, që ka habitur shumë ndjekës.

Ai gjendet i ulur në sediljen e dytë të makinës luksoze teksa filmon një motor me policië para që u bëjnë shenjë makinave të hapin rrugën.

Ky gjest i ka bërë përshtypje një qytetari i cili është skandalizuar. Ai shkruan se si Policia e Shtetit është vënë në shërbim të njerëzve të pasur të vendit.

Nuk dihet nëse vërtet policët mbi motor janë të Policisë së Shtetit, apo të ndonjë agjencie private, megjithëse thekson se targa ishte MB.

Djalit të cilit i ka bërë përshtypje videoja, ka shkruar:

Pershendetje Joq, nuk jane te pakta videot qe ju publikoni se si ambulancat ngelin ne trafik qe megjithese ka polic aty pran rruga nuk i hapet. Tek video qe po ju dergoj marre nga profili Instagramit te vet zoterise Fatmir Hysenbelliu ku shikojm se si shqiponjat me motorr i hapin rrugen sa per show se mua ky i Hysenbelliut sme duket si ambulance. Mjafton te shikoni sherbimin qe ben Policia Shtetit per te pasurit ndersa per fukarenjt qe ngecin neper trafik edhe me ambulanca as se ven ujin ne zjarr.Targa eshte MB megjithese nuk dallohet mire. #policiaqeduam #policianesherbimtelekut"