JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Zbardhet dinamika e ngjarjes, si gjeti vdekjen tragjikisht 10-vjeçarja nga Durrësi
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09/03/2019 9:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit. Një 10-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

10-vjeçarja A.B ka qenë banore e lagjes Nr. 17 në qytetin e Durrësit.

Ekskluzivisht për redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një dëshmi ku shpjegohet dinamika e ngjarjes së rëndë.

Një dëshmitar nga vendngjarja ka shpjeguar se e mitura që vdiq jetonte në shtëpi me qira në lagjen Nr.17 me prindërit, vëllanë dhe motrën.

Ajo ka qenë duke luajtur me disa shoqe moshatare në tarracën e shtëpisë, ku ka rënë në kontakt me 1 kabull të tensionit të lartë.

Sipas dëshmitarit, vajza e ka prekur me dorë kabullin e tensionit të lartë dhe fëmijët e tjerë kanë qenë dëshmitarë të një skenë të tmerrshme.

Për më tepër ai shpjegon:

Pershendetje JOQ, kjo vajza 10 vjece ne durres qe vdiq dje esht ne shpi me qera bashk me 1 moter tjeter dhe 1 vlla , kan qen duje lozur ne taracen e shpis dhe aty ka pas 1 kabull tensioni tlart ne tarac sepse ajo shpi nuk ka leje ndertimi prr 2 katet e tjera dhe se nuk mund te ndertosh shtepi kur ke shtyllen e tensionit siper , ne ato caste vajza ka prekur me dor kabullin dhe e ka hedhur korenti 1 meter e gjys ne ajer dhe e ka perplas 3 her ne toke.”

Ai shton se faji bie mbi pronarin e shtëpisë që ka ngritur me disa kate shtëpinë përdhese megjithëse prania e kabujve të korrentit mund të çojë në të tilla ngjarje tragjike si ajo e djeshmja.

Rrëfimi vazhdon:

Te gjith si banor te lagjes 17 jemi te ndjer shum keq per kte ngjarje dhe jemi rendu sepse ne. Ne lagjen ton kan ndodhur dhe vdekje tjera nuk esht kjo e vetmja vdekje qe po ndodh per shkak te korentit qe i kemi të gjith siper shpijave. Dhe pronari shtepis e ka fajin kur shteti ja bllokoj ndertimin ai filloi duke ndertu avash avash der sa e beri 4 kate. Pronari i ksaj shtepie jeton ne Itali prej shum vitesh. Nuk kam fjal per kte ngjarje se kemi ngel pa fjal per zotin jemi trrem gjith si lagje sla njeri pa qajt.”