JOQ Albania
Home

Kontabilisti “kërdis” klubin e futbollit, vjedh 290 mijë euro për t’i bërë qefin “fiksimit”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/03/2019 22:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një kontabilist i "fiksuar" ka vjedhur një shumë të madhe parsh nga një klub futbolli.

Raportohet se Andrew Barnbrook ka vjedhur plot 290 mijë euro nga klubi i futbollit për t’i lënë bakshishe një gruaje që ai sheh nga interneti me pagesë.

Barnbrook i vodhi paratë nga AFC Fylde dhe i shpenzoi për t’i bërë dhurata luksi vajzës së internetit.

Modelja në fjalë, emri i së cilës është Victoria Sinclair, paguhet me 9 pound ora për sesionet e saj online.

Por, si duket 37-vjeçari nuk ishte kënaqur me aq dhe kishte paguar edhe për një takim ballë për ballë.

Paratë, që klubi thotë se nuk ka asnjë mënyrë për t’u rikuperuar, u shpenzuan edhe për lojërat e fatit në internet dhe aksesorët e shtrenjta të modës që ai ia dërgonte Victorias si dhurata.

Barnbrook është shpallur fajtor për mashtrim.