JOQ Albania
Home

Donte të përkëdhelte “shokun” e tij të ngushtë, vogëlushi merr peshkun në krevat
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07/03/2019 22:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një djalë i vogël ka ngordhur peshkun e tij të preferuar pasi donte ta merrte me vete në krevat.

Everett Hamlin po bëhej gati të shtrihej për gjumë në momentin që i shkoi në mend që të merrte edhe mikun e tij më të mirë. Pa e ditur që veprimi i tij do të kishte pasoja.

Nëna e fëmijës, Tori e fotografoi të birin duke fjetur bashkë me peshkun në krevat pasi shkoi në dhomën e tij për ta parë se çfarë po bënte.

Pikërisht në atë moment e kuptoi që Nemo nuk ishte gjëkundi.

Ajo e zgjoi Everett-in për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur, ndërsa 4-vjeçari i tha se thjesht donte që të përkëdhelte shokun e tij.

Tashmë ata do të marrin një peshk tjetër ndërsa Everett-i ka premtuar se nuk do të nxjerrë më asnjë peshk nga akuariumi.