JOQ Albania
Home

Makina po ecte me 120 km/h, shoferi filmohet duke fjetur “mbi” timon
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/03/2019 23:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë është filmuar të flinte i patrazuar ndërkohë që makina e tij ecte në autostradë me 120 km/h.

Pamjet e frikshme janë filmuar në Kaliforni ndërsa Tesla në të cilën ndodhej shoferi po ecte me autopilot.

Ai u filmua nga një person tjetër që po ecte me një makinë ngjitur dhe u habit kur pa se çfarë ndodhte në makinën ngjitur.

Ky është personi i dytë që është parë duke fjetur gjumë ndërkohë që Tesla ecën me autopilot në dy muaj.

Nuk dihet se kur i doli gjumi shoferit, por Tesla në sajtin e saj siguron që automjeti i ka të gjitha ato që duhen për të ecur vetë në rrugë.

Gjithsesi, kjo nuk e garanton sigurinë. Jo pak raste janë regjistruar aksidente ndërkohë që Teslat kanë qenë në autopilot.