JOQ Albania
Home

U mundua të krijonte e vetme në makinë skenat e “50 Shades”, shpëtohet nga polica
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06/03/2019 11:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila ishte duke përpjekur të rikrijonte skenat e “Fifty Shades of Grey”, është shpëtuar nga policia.

Një kalimtar i rastit e pa atë në makinë me duar dhe qafë të lidhur dhe mendoi se dikush mund ta kishte rrëmbyer.

Incidenti ka ndodhur në një plazh të populluar në Spanjë ndërkohë që raportohet se gruaja i kishte duart e lidhura pas timonit ndërsa në qafë kishte ngjitës.

Por, kur policia erdhi në “skenë” ata kuptuan se në fakt ishte thjesht një alarm i rremë dhe zbuluan se në fakt “viktima” i kishte bërë të gjitha vetë.

Ajo rrëfeu se ishte përfshirë në një lojë fantazie dhe se për pak sa nuk përfundoi duke e mbytur veten.

Gruaja u kishte thënë oficerëve:

Po përpiqesha të rikrijoja një skenë nga 50 Shades of Grey, por gjerat më dolën nga kontrolli. Nuk kam as partner, jam e vetme.”