JOQ Albania
Home

Me plis në kokë, i moshuari tregon me krenari para kamerës foton e pazakontë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05/03/2019 12:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme po zhvillohet protesta e tretë e opozitës para Kuvendit të Shqipërisë.

Pjesëmarrja nga qytetarët është masive, teksa në këto minuta, kanë nisur djegiet e gomave dhe tymueset nga ana e protestuesve.

Kamerat që janë të pranishme në protestë kanë fokusuar individë të pazakontë.

Një i moshuar me plis në kokë ka dalë para kamerës dhe ka treguar me krenari foton që mbante në dorë.

Në foto duket ish-kryeministri Sali Berisha, edhe ky me plis në kokë, i cili po përqafon një qytetar.