JOQ Albania
Home

“Simbol i fatit të mirë”, arkeologët zbulojnë organin gjenital të gdhendur para 1,800 vitesh
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/03/2019 21:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditëve të sotme mund të gjesh grafiti në formën e organeve gjenitale nëpër mure qytetesh ndërsa shumë kohë më parë gjërat funksionin ndryshe.

Atëherë, para 1,800 viteve, mund të gjeje forma organesh gjenitale të gdhendura nëpër mure. Sepse mesa duket disa gjëra thjesht nuk ndryshojnë kurrë.

Arkeologët nga Universiteti i Newcastle dhe Historic England kanë zbuluar një gdhendje antike që daton që në vitin 207 pas lindjes së Krishtit, në një gurore pranë Murit të Hadrian në Cumbria.

Sipas arkeologëve, gravura është një nga shumë mbishkrimet e gdhendura nga ushtarët romakë për murin Hadrian.

Vendi njihet nga vendasit si “Muri i shkruar i Geltit”.

Katër forma të reja të gdhendura u zbuluan kohët e fundit, përfshirë këtu edhe organin seksual mashkullor i cili mesa duket qenka një simbol romak i “fatit të mirë”.