JOQ Albania
Home

Ky krokodil është aq gjigant sa njerëzit po mendojnë që është “lodër”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/03/2019 20:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në rrjetet sociale po qarkullojnë fotot e një krokodili që është aq gjigant sa njerëzit filluan të mendonin se ishte fallco.

Në fakt ai peshon plot 317 kg dhe është rreth 4 metra i gjatë.

Zvarraniku gjigant u shpëtua së fundmi nga një grup shpëtimi pasi kishte mbetur në një gropë me ujë pranë liqenit Blackshear në Georgia, SHBA.

Fotoja që i ndau njerëzit e internetit në dy grupe u postua fillimisht nga biologu Brent Howze, në Facebook.

Shumë prej komentuesve mendonin se krokodili nuk është aq gjigant sa duket në foto, por thjesht është një iluzion optik i krijuar nga këndi ku është shkrepur fotoja.