JOQ Albania
Home

U bë shkak për lojën që po vret fëmijë, flet artisti që krijoi Momo-n: Mallkimi u prish
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/03/2019 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Artisti që krijoi kukullën e frikshme të quajtur Momo ka deklaruar se kukulla famëkeqe nuk ekziston më.

Skulptura, që të kall datën, u përdor nga disa persona për të krijuar “lojën” e rrezikshme në internet që po çon fëmijët drejt vetëvrasjes.

Skulptori, Keisuke Aiso u shpreh se ai u ndje në faj kur mori vesh se fotot e skulpturës së tij po përdoreshin për të trembur njerëz.

Gjithsesi, 43-vjeçari ka sqaruar se njerëzit mund të rrinë të qetë pasi Momo ka “vdekur”.

Punimi origjinal quhej “Mother Bird” ose “Nëna Zog”, u krijuar në vitin 2016 dhe u shfaq në një galeri arti në Tokio me tematikë historitë me fantazma.

Duke folur për “The Sun”, Keisuke shpjegoi:

Nuk ekziston më, nuk ishte krijuar me qëllimin që të zgjaste. Filloi të ‘kalbej’ dhe e hodha. Fëmijët mund të jenë të sigurt që Momo ka vdekur- ajo nuk ekziston më dhe mallkimi është prishur."