JOQ Albania
Home

Refuzoi 42 propozime për martesë gjithë jetën e saj, e ndan më në fund mendjen 72-vjeçarja
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 03/03/2019 19:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

74-vjeçari, Colin Jones i kishte propozuar të dashurës së tij, Pauline Young çdo vit që nga dita që u njohën, por ajo kishte refuzuar gjithmonë.

Vit pas vit ai refuzohej nga Pauline, por asnjëherë nuk i kishte humbur shpresat.

Dhe, rezultoi që një ditë, pas 42 vitesh përgjigje negative, 72-vjeçarja e mori iniciativën dhe i propozoi vetë.

Jones nuk po u besonte më as syve dhe as veshëve kur më në fund pas gjithë atyre “Jo-ve” mori një “Po”.

I moshuari tregon:

Kur Pauline më propozoi, për pak sa nuk rashë nga krevati. Kisha gjithë ato vite që i kërkoja të martoheshim bashkë dhe kësaj radhe ishte ajo që po më pyeste. Unë i thashë ‘sigurisht që pranoj’. Ne kemi plot 43 vute që jetonin dhe punonim në të njëjtin vend, por kurrë nuk më dha një shans."

Çifti, të cilët para se të martoheshin kanë pasur marrëdhënie të tjera, kanë 5 fëmijë nga martesat e më pashme.

Pauline e ndau më në fund mendjen që t’i propozonte vetë në dhjetor të vitit të kaluar pasi u diagnostikua me një sëmundje të rrallë neurologjike. JOQ Albania