JOQ Albania
Home

Ulëriti nga mesi i sallës “I love you”, kjo është gruaja që i shprehu dashurinë Ramës publikisht
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03/03/2019 11:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë kohës që Rama po mbante fjalim në Samitin e Diasporës në Tiranë, ndodhi një inskenim që ai vetë e bëri publik.

Një e pranishme në sallë i tha: I love you! Nuk do ishte çudi që ky të ishte një skenar i Fugës, i njohur ndryshe si "truri" i PR të Ramës, i cili kohët e fundit është i gatshëm edhe t’i shesë shpirtin djallit për të rregulluar imazhin e përdhosur të shefit të tij.

Nga kjo fjali që e çoi në qiellin e 7-të dhe tejet ekzaltoi KM-në, ai ia ktheu me të njëjtën kusur "dashurinë" dhe nuk hezitoi të publikonte edhe një video në Instagram.

Brunia e ulur në krah të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, e cila përdredh buzët gjatë këtij momenti u zbulua se ishte Alida Mici, drejtoreshë në një prej ministrive të qeverisë "Rama 2".

Por me sa duket, ideja e Fugës nuk ishte edhe aq gjeniale, por një kopje e dështuar e liderit izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një konference të tij në Washington. Gjatë fjalimit të tij një grua nga turma i thotë "I love you" dhe ai ia kthen "I love you too".

"Mastermind-it" të Ramës i kanë mbaruar idetë dhe ka nisur t’i shesë publikut "gjëra të lira".

Por cila ishte gruaja nga salla që i shprehu publikisht dashurinë Ramës?

Ajo është fokusuar në një video të filmuar dhe të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.