JOQ Albania
Home

Gjendet e braktisur në mes të një kanali një Lamborghini vjollcë 300 mijë euroshe
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një Lamborghini ngjyrë vjollcë është gjetur e braktisur në një kanal në veri të Londrës.

Super makina 300 mijë euroshe u gjet në mes të kanalit e bërë pis dhe duke nxjerrë tym pranë një fushe.

Lamborghini Huracan Performante është në pronësi të Michael Hudson, pronar i firmës këshilluese, Bitstocks.

Pasi makina e tij përfundoi në hendek, Hudson kontaktoi me makinistin e famshëm Yianni Charalambous që t’i vinte në ndihmë Lamborghinit të tij.

Hudson shkroi në një postim:

I vlerësoj shumë mesazhet tuaja dhe telefonatat. Jam shumë mirë, as makina nuk është dëmtuar shumë. Mund të postoj një video më vonë. Faleminderit edhe një herë."