JOQ Albania
Home

Me vajzën e vogël të ulur para, burri me maskë filmohet duke ngritur motorin në gomën e parë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 22:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia në Mançester është vënë në kërkim të një burri me maskë, i cili bëri veprime të rrezikshme ndërkohë që me vete kishte një të mitur.

Policia u njoftua nga një dëshmitar i cili kishte parë dy persona me motor të ecnin me shpejtësi të lartë në rrugë duke dhënë spektakël.

Në një moment, raportohet se motoçiklisti që kishte një vajzë të vogël të ulur përpara, e ngriti motorin në gomën e parë.

Nuk dihet ende nëse e mitura, që besohet të jetë rreth 5-vjeçe, ishte vajza e tij apo jo.

Policia shkruante, ndër të tjera, në një njoftim:

Edhe pse kanë vënë maska, ju lutem përpiquni mos e identifikoni. Personat në fjalë kanë vënë në rrezik jetët e tyre, të kalimtarëve si dhe të vajzës së vogël."