JOQ Albania
Home

Njerëzit po u hedhin fëmijëve të vegjël djathë në fytyre, arsyeja do ju habisë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 21:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Njerëzit në internet po u hedhin fëmijëve të tyre të vegjël djathë në fytyrë.

Arsyeja? Epo, nuk ka një arsye konkrete, thjesht po e bëjnë në kuadër të një sfide të re që po qarkullon ditëve të fundit.

Sfida quhet ‘cheesed challenge’ dhe nisi kur një përdorues postoi një video në Facebook në të cilën ai i hidhte vëllait të tij të vogël një copë djathë në fytyrë.

Që prej atëherë, njerëzit kudo në botë po “ngacmojnë” të vegjlit vetëm për t’ju parë reagimin.

Postimi fillestar në Facebook mori më shumë se 8 milionë shikime dhe tashmë ka versione të ndryshme online.

Disa fëmijë qajnë pas djathit, disa të tjerë qeshin, por shumica e tyre duken të shokuar nga “spektakli”.