JOQ Albania
Home

Humbi motrën në aksidentin tragjik në Gjirin e Lalëzit, sot ka një apel për mbesën: Nuk po më jep zgjidhje askush, ju lutem më ndihmoni
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 02/03/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një rast urgjent, i cili ka nevojë për ndihmë.

Leonora Çerpja ka shkruar pranë JOQ Albania dhe ka treguar historinë e dhimbshme të mbesës së saj.

Ajo ka treguar se mbesa e saj është aksidentuar në datën 28 shkurt në Gjirin e Lalëzit.

Në aksidentin tragjik humbi jetën nëna e Sindit dhe motra e Leonorës.

Tezaja e saj tregon se Sindi ka thyer të dyja këmbët dhe se i ka skaduar pasaporta për ta çuar për kurim jashtë.

Tezja e saj lutet që për një zgjidhje, pasi nuk duan që Sindi të mbetet sakate.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje! Kam nje rast urgjent dhe ju lutem tme ndihmoni. Jam Leonora Cerpia tezja e Sindi Dacit. Sindi eshte aksidentuar me date 28.02.2019 ne gjirin e lalsit ku mbeti pa jete mamaja e Sindit, Mirela Daci motra ime. Sindi ka thyer te dyja kembet, njeren kembe e ka te thyer siper gjurit, kocken kryesore si dhe ka plage te renda te hapura. Sindit i ka skaduar pasaporta dhe nese eshte e mundur kerkojme te na jepet nje zgjidhje qe ta dergojme ne spital jasht vendit. Nderhyrja duhet te behet urgjent brenda dites se neserme, pasi rrezikon te mbetet sakate. Nuk po me jep zgjidhje askush.Nuk eshte qeshtje pagesash por kerkoj suport nga shteti tme lejojne ta dergoj gocen ne spital ne stamboll pa pasaporte. Dje i varrosem mamin Sindit dhe sduam qe tna mbetet goca sakat. Ju lutem na ndihmoni. Kemi shpresa tek ju!"