JOQ Albania
Home

Super “bishë” me 10 rrota, kjo është “lodra” më e re e një sheiku nga Abu Dhabi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 10:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një sheik nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka "shpikur"një automjet me10 rrota të ndërtuar nga kombinimi i një kamion ushtarak dhe një Jeep-i.

Sheiuku, Hamad bin Hamdan Al Nahyan, i cili jeton në Abu Dhabi, i ndau fotot e “lodrës” së tij të re në llogarinë e tij në Instagram.

I quajtur ‘Dhabiyan’, automjeti është një hibrid i një kamioni ushtarak Oshkosh M1075 dhe i një Jeep Wrangler.

Super “bisha” e sheikut Al Nahyan, për të cilën ai thotë se është më e madhja në botë, peshon rreth 24 ton.

Edhe pse në fotot e ndara automjeti duket të ecë në rrugë, besohet se në fakt po mbahet në Muzeun Kombëtar të Automjeteve të Emirateve. JOQ Albania