JOQ Albania
Home

“E mbaj unë vajzën, ti mbaj shënime”, ky është profesori më i preferuar i internetit për momentin
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/03/2019 9:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një profesor kolegji në SHBA po bën xhiron e rrjetit pasi ndihmoi një studentin e tij që kishte marrë të bijën në fakultet.

Mësuesi  i matematikës në Kolegjin Morehouse, Nathan Alexander është fotografuar ndërkohë që mbante një vajzë të vogël dhe shpjegonte mësimin në të njëjtën kohë.

Vajza ishte e një prej studentëve të tij dhe ai e kishte marrë me vete pasi atë ditë nuk kishte kush të kujdesej për të.

Një nga studentët, Nick Vaughn, shkroi në Twitter:

Një student erdhi me fëmijën e tij në klasë sot pasi nuk kishte me kë ta linte ndërkohë që ai ishte në shkollë. Profesori im NATHAN ALEXANDER i tha që ai do ta mbante vajzën ndërkohë që babai i saj mund të mbante shënime. #HBCU #morehouse #Respect.”

Ndërkohë, pas këtij postimi të gjithë në internet po shprehin dashurinë dhe respektin për profesorin e matematikës edhe pse shumica nuk e njeh personalisht. JOQ Albania