JOQ Albania
Home

“Qeni yt po çiftëzohet me zor me timin”, gruaja merr në telefon policinë për të denoncuar “krimin”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 23:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Së fundmi në rrjet po qarkullon një video që tregon një grua të marrë në telefon policinë për “abuzim” seksual mes qenve.

Incidenti ka ndodhur në një park në Massachusetts ndërsa njoftohet se pronari i qenit “abuzues” ishte me ngjyrë.

Gruaja në video shihet ndërsa merr policinë në telefon që të raportojë një “krim” në parkun Attleboro.

Burri që filmon, dëgjohet të thotë:

Pse po e merr në telefon policinë tani? Sepse unë të thashë që nuk kisha në plan të largohesha nga parku? Sepse qeni im i hipi qenit tënd?"

Sipas Baxley, gruaja, emri i të cilës nuk dihet, e mori në telefon policinë pasi besonte se qeni i burrit me ngjyrë ishte munduar të çiftëzohej me qenin e saj në mënyrë agresive.