JOQ Albania
Home

“Po na trajtojnë si m*t”, punonjësit e fastfood-it japin dorëheqjen në masë: U themi pronarëve të rinj, ikni…
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 22:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Punonjësit në një restorant me ushqim të shpejtë në Ohio, SHBA kanë dhënë dorëhqejen në masë. Ata u larguan të gjithë pasi në krye të tyre u vunë disa menaxherë të cilët nuk po i trajtonin mirë.

Kështu, ata u siguruan që para se të largoheshin të shprehnin edhe të gjitha ato që kishin mbajtur përbrenda.

Mesazhi ishte shkruar copë letër dhe ishte ngjitur në dritaren e restoranit.

Në mesazhin e tyre, punonjësit e revoltuar shkruanin:

Kujdes. Për shkak të menaxhimit të keq, i gjithë stafi ka dhënë dorëheqjen. Kompani mesa duket i është shitur disa njerëzve që nuk ju ‘plas’ për askënd tjetër, veç vetes së tyre. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin, por skuadra jonë refuzon të punojë për një kompani që i trajton punonjësit e tyre si m*t ndërkohë që janë ata që e mbajnë biznesin në këmbë. Ne të gjithë kemi punuar fort gjatë gjithë kësaj kohe. Të gjithëve na presin gjëra të mira. Kështu që i themi pronarëve të rinj, IKNI …. Me respekt, Ish stafi i Sonic."