JOQ Albania
Home

I ndau motrën nga burri, flet për herë të parë shoqja e Kylie-it: U puthëm, por nuk jam unë arsyeja..
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 21:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në një kohë kur motrat Kardashian-Jenner i kanë bërë dalje dhe të gjitha mediat rozë po flasin për të, Jordyn Woods ka dhënë më në fund edhe versionin e saj të ngjarjes.

Shoqja e ngushtë e Kylie Jenner ka deklaruar mes lotësh se Tristan Thompson e puthi në buzë. Por ajo shtoi gjithashtu se nuk mendon se është arsyeja që Khloe Kardashian dhe Tristan janë ndarë.

21-vjeçarja i bëri deklaratat e saja të premten në studion e “Red Table Talk” që drejtohet nga Jada Pinkett.

Jordyn tregoi se ajo po shkonte në festën e organizuar në shtëpinë e lojtarit të basketbollit më 17 prill në momentin që ndodhi momenti intim mes tyre.

Ajo tregoi:

Kur po dilja, ai më puthi. Pa pasion. Ishte thjesht një puthje në buzë. Nuk mendoj se e ka ai të gjithë fajin, pasi unë e lejova veten për të qenë në atë situatë, plus kisha pirë edhe alkool. Njerëzit bëjnë lëvizje të gabuara nën efektin e tij. "