JOQ Albania
Home

“Erion Veliaj, vetëm llafe ke, asnjë vepër”/ Qytetarja tregon realitetin e Tiranës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 01/03/2019 21:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një qytetare e indinjuar ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania në lidhje me cilësinë e rrugëve të lagjes ku ajo dhe familja e saj banojnë në kryeqytet.

Zonja ka xhiruar një video në të cilën tregohen fare qartë problemet e rrugëve pranë Medresesë, përkatësisht përballë shkollës “Misto Mame” në njësinë numër 8.

Ajo shpreh shqetësimin e saj në lidhje me mos mirëmbajtjen e këtyre rrugëve. Sipas saj është turp që në mes të Tiranës, madje në një ndër zonat më të vjetra të saj, të ketë rrugë plot me gropa, ashtu siç tregohen edhe në kamera.

Sipas saj, Erion Veliaj ka vetëm llafe dhe asnjë vepër.

Mesazhi i saj: 

Pershendetje JOQ, po ju sjell kete video nga Medreseja, perballe shkolles Misto Mame, Njesia 8. Shikoni sa te mirembajtura jane rruget e Erion Veliajt. Eshte turp qe ne mes te Tiranes te kete keto gropa. Kryebashkiaku vetem llafe ke, asnje veper. Me respekt, Lila