JOQ Albania
Home

I dukej e shëmtuar, gruaja paguan 1,200 euro për të “masakruar” macen me operacione plastike
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 11:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pronarja e një maceje akuzohet për “abuzim me kafshët” pasi i bëri disa operacione plastike kafshës së saj shtëpiake.

Gruaja nga Kina, emri i të cilës nuk është bërë publik, e çoi macen e saj tek veterineri për t’i bërë një operacion plastik pasi nuk i pëlqenin sytë saj. Sipas saj, macja dukej e shëmtuar.

Macja e gjorë ngjyrë gri thuhet t’i jetë nënshtruar një operacioni të dyfishtë qepalla, ndërhyrje kjo që e la me plagë dhe ënjtje në fytyrë.

Stacioni televiziv që transmetoi rastin ka publikuar edhe fotot e kafshës së gjorë pas procedurës.

Besohet se operacioni në fytyrën e maces ka kushtuar rreth 10,000 juanë (rreth 1,200 euro).