JOQ Albania
Home

Makina e saj “bëri” gjestin e pahijshëm, shoferja nuk u beson syve kur sheh gjobën që i vunë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 01/03/2019 9:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka marrë një gjobë aspak modeste pasi makina e saj “bëri” një gjest të pahijshëm në vendin ku ishte parkuar.

Kathryn e kishte parkuar makinën e saj ndërkohë që merrej me punë, pikërisht në atë kohë nisi të binte një sasi e vogël bore.

Por, kur ajo e mori makinën dhe lëvizi, automjeti kishte formuar formën e organit gjenital mashkullor.

Për shkak të këtij “gjesti” që ajo nuk e bëri me qëllim, Kathryn mori një gjobë prej 100 dollarësh.

E revoltuar për incidentin, ajo e tregoi rastin në një postim në Reddit:

Disa javë më parë filloi të binte shumë pak dëborë. Pak por ishte e mjaftueshme për të hapur telashe. Kështu, unë dhe bashkëshorti im morëm makinat dhe u nisëm për në punë. Pak më vonë morën një email nga HOA që na njoftonte se kishim marrë gjobë për diçka. Kur ne pyetëm se çfarë kishim bërë, ata thjesht na dërguan foton për ilustrim."