JOQ Albania
Home

Vuan nga një çrregullim i rrallë, vogëlushja dyvjeçare mezi lëviz duart e saj nga pesha jonormale
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/02/2019 23:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë e vogël zor se komandon duart e saj pasi vuan nga një gjendje e rrallë që i shkakton ënjtje.

Cora Ruben ka lindur me një çrregullim të quajtur “lymphedema”, që ndodh në rastet kur sistemi limfatik nuk funksionin në mënyrën e duhur.

Ky problem i sistemit limfatik çon në ënjtje në zona të ndryshme të trupit. Veç duarve, Cora kishte akumulim të lëngjeve në bark, kofshë dhe këmbë.

Por pasi prindërit e saj komunikuan me një mjek gjerman, shpresat e vogëlushes për të jetuar një jetë normale u rritën.

Dyvjeçares iu desh të bënte “liposuction” për të reduktuar sasinë e lëngjeve që ishte krijuar në duart e saj.

Pas heqjes së lëngjeve, Cora tashmë mund t’i përdorë duart për të bërë detyra normale si të veshë rrobat e saj ose të ushqehet. Mjekët janë optimistë se ajo së shpejti do mund të jetojë normalisht.