JOQ Albania
Home

Kishte hall se fëmija do t’i shqetësonte, nëna bën gjestin prekës për 200 pasagjerët e avionit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 28/02/2019 22:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nënë, që po udhëtonte me fëmijën e saj të vogël, ka bërë një gjest të rrallë për pasagjerët e avionit me të cilët ajo po udhëtonte.

Ajo po udhëtonte bashkë me fëmijën e saj 4-muajsh nga Seouli për në San Francisco, SHBA dhe druhej se mos vogëlushi mund të shqetësonte pasagjerët e tjerë.

Me shpresën që do të merrte mirëkuptimin e tyre, ajo kishte përgatitur nga një “dhuratë” të vogël për 200 pasagjerët e udhëtimit që do të zgjaste 10 orë.

“Dhurata” kishte brenda disa karamele, tapa veshësh si dhe një shënim të vogël.

Në shënim shkruhej:

Përshëndetje, unë jam Junwoo dhe jam 4-muajsh. Po shkoj në SHBA me mamin dhe gjyshen për të vizituar tezen. Jam pak nervoz dhe i frikësuar pasi ky është udhëtimi im i parë në jetë dhe kjo do të thotë që mund të qaj ose edhe të bëj shumë zhurmë. Do përpiqen të rri urtë edhe pse nuk ju premtoj dot gjë. Ju lutem të më falni. Kështu, mami im ka përgatitur disa dhurata të vogla për ju. Brenda kanë disa karamele dhe tapa për veshët. Ju lutem përdorini nëse unë bëhem shumë i zhurmshëm. Udhëtim të këndshëm. Faleminderit.”