JOQ Albania
Home

“Ma bjer arkivolin këtu lart”/ Tentojnë ti nxjerrin nga shtëpia dy gratë e familjes shemben përtokë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 27/02/2019 17:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak orë më parë JOQ Albania publikoi skandalin e vendimeve të gjyqtarëve shqiptarë, të cilët kishin dhënë vendime jo konform ligjit, siç pretendojnë familjet që jetojnë në rrugën "Sami Frashëri", përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Tiranë.

Fakti është se këto dy familje do të nxirren në rrugë nesër më datë 28/02/2019, ndërkohë që seancën gjyqësore e me përmbaruesin e kanë në datën 4/03/2019.

Pas skandaleve të vendimeve të padrejta gjyqësore, pretenduesit e pronës së kësaj familjeje shkuan për t’i bërë presion në shtëpitë e tyre familjeve Llapaj dhe Dervishi, çka ka sjellë edhe fërikm mes palëve.

Si pasojë njëra dy gratë e familjeve kanë rënë pa ndjenja dhe u ka ardhur në ndihmë ambulanca. Ato janë marrë me ambulancë dhe janë transportuar në spital.

Oficeri i Policisë Gjyqësore Tiranë, i cili është personi i vetëm që e ka në dorë tërheqjen e dosjes nuk e tërheq, që më pa t’i hapë rrugë vendimit të gjykatës, që pritet të merret me 4 mars.

Në komente më poshtë, JOQ Albania do t’ju paraqesë lajmin e përmbledhur dhe videon e plotë të denoncimit nga kjo familje për padrejtësitë që po u bëhen.